Aktualitet

Qytetarët dhe turistët në Vlorë sfidojnë të ftohtin/ Bëjnë plazh në prag të dimrit, zhyten në det

Vizita të tilla në Vlorë shton numrin e turistëve, të cilët mesa duket preferojnë të frekuentojnë bregdetin jo vetëm gjatë stinës së verës por edhe në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, ku temperaturat ulen.

29 Nëntor 2022, 13:21 Nga a.l
Qytetarët dhe turistët në Vlorë sfidojnë të
Turistët zhyten në detin e Vlorës

VLORË- Qytetarët dhe turistët në Vlorë kanë vendosur të shfrytëzojnë dy ditët e pushtimit nga festat e 28-29 Nëntorit duke bërë 'plazh' në Vlorë. Edhe pse në prag të stinës së dimrit në temperatura të ulta, ata kanë vendosur të sfidojnë të ftohtin duke u zhytur në bregdetin e Vlorës, ku mesa duket deti është i qetë dhe pa dallgë. 

Notarët Kastriot Tajari dhe Rrapo Taho shprehen se, pavarësisht se jashtë bën ftohtë, ujërat vijojnë të jenë të ngrohta dhe se 'plazhin' në këto periudha e kanë kthyer tashmë në traditë pothuajse çdo fundjavë. 

Ne shfrytëzojmë këto kohët me diell. Jashtë mund të jetë pak ftohtë, por kur futemi brenda ujërat janë akoma të ngrohta. Dhe ne e kemi bërë traditë që çdo fundjavë vijmë lahemi.”– tha notari Katriot Tajari

Po shfrytëzojmë ditën e pushimit, dhe lahemi, temp janë normale. Dimri  është pika ime e dobët për tu larë, kush të ketë mundësi lë te vijë, ujërat janë të ngrohta.”- tha notari Rrapo Taho për Top Channel.

Përpos vendasve, edhe turistët shfrytëzojnë këto stinë për të bërë plazh. 

Erdhëm në Tiranë, por nuk na pëlqeu shumë. Dikur më i ri më pëlqente më shumë. Erdhëm këtu në Vlorë, kemi një shtëpi këtu, e bëjmë për sport këtë që të forcojmë trupi”– u shpreh turisti Kostika Spaho.

Unë vij nga Uashingtoni, po kam jetuar edhe Oregon më parë, dhe  ndaj ne jemi të mësuar me temperaturat e ftohta. Kemi ardhur në Vlorë këto kohët e fundit, na pëlqen shumë uji i kristaltë blu, është shumë ngrohtë. Javën e kaluar për shembull ishim në Norvegji dhe ishte tmerrësisht ftohtë. Ishim në Dhërmi dje, dhe temperaturat na u dukën fantastike.”, tha turisti tjetër.

Vizita të tilla në Vlorë shton numrin e turistëve, të cilët mesa duket preferojnë të frekuentojnë bregdetin jo vetëm gjatë stinës së verës por edhe në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, ku temperaturat ulen./ Dosja.al

vizita ne vlore plazh ne dimer

Sondazh

Poll