Aktualitet

Sherr me thika në Kombinat, një person përfundon në spital

Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Raportete se ai është jashtë rrezikut për jetën.

29 Nëntor 2022, 13:12 Nga e.k.
Sherr me thika në Kombinat, një person përfundon në spital
Policia Tiranë

TIRANË- Një plagosje me thikë është regjistruar paraditën e sotme në lagjen 'Kombinati' në Tiranë. Një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet E.B pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 35-vjeçarin e identifikuar me inicialet R.G. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Raportete se ai është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. G., 35 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll