29 Nëntor 2022, 13:26
Nga e.k
Policët në kërkim të gjurmëve që mund të ndihmojnë në hetim
GJERMANI- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ai u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në Krefeld, në veriperëndim të Dyseldorfit me plumb pas koke duke gjetur vdekjen. Kur efektivët e Policisë mbërritën në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e tij.
Kanë qenë disa dëshmitarë okularë ata që kanë lajmëruar Policinë pasi kishin dëgjuar të shtënat me armë. Në dëshminë e dhënë para Policisë ata thanë që kishin parë dy burra duke u larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të Unazës Alter Deutscher.
“Burri i parë ishte me gjatësi dhe trup mesatar. Ai kishte veshur një xhaketë të errët, pantallona të lehta dhe një kapele të lehtë. Burri i dytë ishte gjithashtu me gjatësi normale. Ai kishte veshur një xhaketë të errët me një logo të spikatur në anën e pasme, pantallona të errëta dhe një kapelë të errët”, thanë dëshmitarët.
42-vjeçari shqiptari nuk ishte një emër i panjohur për Policinë gjermane. Ai ishte me precedentë penal pasi ishte akuzuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Autoritetet janë vënë në lëvizje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka vënë dhe një numër kontakti në dispozicion për të gjithë ata që kanë qenë dëshmitarë apo kanë dijeni në lidhje me ngjarjen.
gjermani vritet shqiptari ne gjermani
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 13:14
k.m.
Foto ilustruese
P., një burrë tek të 50-at i cili shërben në një autoservis makinash, u kap me një dozë kokainë...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 13:11
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Sot, Policia e Shtetit ka v&e...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 13:12
e.k.
Policia Tiranë
TIRANË- Një plagosje me thikë është regjistruar paraditën e sotme në lagjen 'Kombinati' në Tira...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 12:54
e.k
Të rinjtë shqiptarë në Britani duke festuar Ditën e Pavarësisë
BRITANI- Qindra të rinj shqiptarë dolën mb...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 11:24
k.m.
Foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Dy persona janë arrestuar, një është proceduar në gjendje të lirë dhe një tjet...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 10:54
k.m.
Pamje nga operacioni
TIRANË- Agjencitë e zbatimit të ligjit nga 27 vende kanë mbyllur qindra faqe online që shesin produkte t&eum...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 10:35
k.m.
Foto ilustruese
GREQI- Një vajzë 23-vjeçare në Nea Smyrni rezervoi një mesazh në një sallon bukurie por u dh...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 10:26
e.k
Van Rica
KURBIN- Autori i të shtënave me armë ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike pas një konflikti me ...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 10:01
e.k
Atmosfera në Tiranë
TIRANË- 110-vjetori i Pavarësisë së vendit është festuar ditën e djeshme në të g...
Aktualitet
29 Nëntor 2022, 10:06
k.m.
Arrestimi i Besmir Perkolës
TIRANË- Pas më shumë se një viti është vënë me pranga Besmir Perkola, i cili n&eum...