Art&Argëtim

'Nxorri veshje jo gjithëpërfshirëse'/ Rebel Wilson 'masakrohet' nga fansat

Aktorja humoristike, 42 vjeçe, është kritikuar në rrjetet sociale për mospërfshirjen e madhësive në linjën e re të veshjeve. Madje një përdoruese e TikTok, e ka zbërdhyer duke mos i kursyer për asnjë moment as kritikat. 

29 Nëntor 2022, 13:54 Nga k.m.
'Nxorri veshje jo gjithëpërfshirëse'/ Rebel Wilson
Rebel Wilson

SHBA- Fansat kanë nisur dhe kritikojnë aktoren Rebel Wilson për mungesën e masave për kompaninë e saj "R&R Club". Pasi humbi më shumë se 30 kg, e me lëvizjen e radhës duket se fansat nuk janë të kënaqur.

Aktorja humoristike, 42 vjeçe, është kritikuar në rrjetet sociale për mospërfshirjen e madhësive në linjën e re të veshjeve. Madje një përdoruese e TikTok, e ka zbërdhyer duke mos i kursyer për asnjë moment as kritikat. 

"Unë nuk e kuptoj se si dikush që ishte plus size për pjesën më të madhe të karrierës së saj dhe pjesën më të madhe të jetës, nuk nxjerr rroba për të tjerat si ajo. E di që do thoni se një gjë e tillë kushton, por po flasim për dikë që është shumë e pasur."

@itsyourdest the irony of rebel dropping a clothing line that she wouldn’t have even been able to shop at a few years ago ???? #rebelwilson #plussizefashion #sizeinclusivefashion #greenscreen ♬ original sound - Destiny Ann (She/Her)

Megjithatë, kjo nuk është linja e parë e veshjeve që Rebel ka nxjerrë, pasi krijoi edhe një linjë veshjesh me madhësi plus në 2017 të quajtur Rebel Wilson x Angels. Linja dukej se lëshonte rregullisht veshje derisa faqja e saj zyrtare në Instagram bëri postimin e fundit në 2019. Një vit më pas, në 2020, Rebel humbi më shumë se 30 kg.

rebel wilson

Sondazh

Poll