Aktualitet

Të shtënat me armë në PD-në e Kurbinit/ Rica ishe punonjës i Policisë private! Prej vitesh anëtar i degës

Mësohet se Rica punonte në një polici private në qytet dhe se arma e përdorur në ngjarjen e mbremshme të jetë ajo e shërbimit. Sipas Policisë ajo është gjetur në vendin e ngjarjes bashke me gëzhojat pas largimit të Ricës.

29 Nëntor 2022, 10:26 Nga e.k
Të shtënat me armë në PD-në e Kurbinit/ Rica ishe
Van Rica

KURBIN- Autori i të shtënave me armë ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike pas një konflikti me nënkryetarin e degës Kastriot Marku, Van Rica është vënë në prangat e policisë ditën e sotme nga Policia pas arratisë që zgjati më pak se 24 orë. Rica nuk është një emër i panjohur në radhët e Partisë Demokratike të Kurbinit, ai prej vitesh është anëtar i kësaj dege dhe aderon në strukturat e partisë. 

Mësohet se Rica punonte në një polici private në qytet dhe se arma e përdorur në ngjarjen e mbremshme të jetë ajo e shërbimit. Sipas Policisë ajo është gjetur në vendin e ngjarjes bashke me gëzhojat pas largimit të Ricës. Anëtarësimet e rej abesohet të kenë qenë dhe 'molla e sherrit' mes Markut e Ricës në një kohë ku na ndajnë vetëm pesë ditë nga mbajtja e primareve në PD. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:30 në degën e Partisë Demokratike në Kurbin. Pas një konflikti verbal mes Katriot Markut me detyrë nënkryetar i degës dhe Van Ricës për shtimin e disa simpatizantëve që do të votonin në primare më datë 4 dhejtor ky i fundit ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar në ajër në koridoret e selisë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar disa gëzhoja si dhe armën e zjarrit. Rica u arrestua ditën e sotme nga blutë e Kurbinit pas kërkimeve intensive gjatë mbrëmjes së djeshme.

te shtena me arme ne kurbin van rica

Sondazh

Poll