Politike

110-vjetori i Pavarësisë/ Balla e Pëllumbi në Hagë, takohen me Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së

Në një video të shpërndarë nga Balla në Facebook, kreu i grupit të PS shkruan se ndodhet në Hagë për të takuar ish-krerët e UÇK-së. 

29 Nëntor 2022, 10:36 Nga e.k
110-vjetori i Pavarësisë/ Balla e Pëllumbi në Hagë,
Taulant Balla dhe Arben Pëllumbi

HAGË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar dhe nga deputeti socialist Arben Pëllumbi kanë vizituar ditën e sotme në Hagë sh-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në një video të shpërndarë nga Balla në Facebook, kreu i grupit të PS shkruan se ndodhet në Hagë për të takuar ish-krerët e UÇK-së. 

"Për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë tek Çlirimtarët e Kosovës", shkruan Balla.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë prej muajit Nëntor të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Deri tani prokuroria ka administruar provat dhe dëshmitë e atyre që pretendojnë se janë torturuar nga Thaci, Veseli, Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. Pikërisht këtë raport 11 vite me pas synon që ta rrezojë si të pabazuar kryeministri shqiptar Rama që do të flasë para Këshillit të Evropës në Strasbourg më 12 Tetor pasdite.

taulant balla arben pëllumbi hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli rexhep selimi

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2022, 15:12 k.m.

Joe Biden uron Pavarësinë e Shqipërisë

Foto nga Vlora sot SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, përmes një mesazhi dërguar Presidentit Baj...