Politike

Të shtënat në degën e PD në Kurbin, Balliu: Ngjarje e rëndë, e pajustifikueshme armëmbajtja në mbledhje

Po ashtu ai ka theksuar se është e rëndë jo vetëm për faktin e armëmbajtjes por edhe të gjuajtjes.

28 Nëntor 2022, 21:25 Nga I.A
Të shtënat në degën e PD në Kurbin, Balliu: Ngjarje e
Klevis Balliu

TIRANË- Shefi i organizimit në PD Klevis Balliu ka komentuar ngjarjen e rëndë që tronditi degën e PD-së në Kurbin ditën e sotme. Gjatë emisionit 'Open' në Neës 24, Balliu ka deklaruar se kjo është një ngjarje e pajustifikueshme. Po ashtu ai ka theksuar se është e rëndë jo vetëm për faktin e armëmbajtjes por edhe të gjuajtjes.

“Cilado qoftë arsyeja , jo vetëm që është shtirë në ajër por vetëm mbajtja e armës në mbledhje është e rëndë. Do ndërmarrin hapat tona si subjekt. Nuk ka asnjë justifikim sidomos për PD. Asgjë nuk e justifikon, kjo është një çështje parimesh. Në Kurbin ka një mirëkuptim edhe për problemet që ka pasur PD ndaj jam i habitur. Duhet parë si ka ndodhur ngjarja dhe gjendja në të cilën ka qenë personi. Megjithatë është e pajustifikueshme. Për PD këto janë një çështje me të cilat nuk ka shaka”, u shpreh Balliu.

klevis balliu te shtena me arme ne kurbin kastriot marku van rica

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2022, 15:12 k.m.

Joe Biden uron Pavarësinë e Shqipërisë

Foto nga Vlora sot SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, përmes një mesazhi dërguar Presidentit Baj...