Politike

Rama uron 29 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Çlirimit!

Në një postim në Facebook, ai ka postuar një foto nga varrezat e dëshmorëve ku duket monumenti 'Nënë Shqipëri' dhe flamujt Kuq e Zi që valviten. 

29 Nëntor 2022, 08:44 Nga e.k
Rama uron 29 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Çlirimit!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së 29 nëntorit, ditës së çlirimit. Në një postim në Facebook, ai ka postuar një foto nga varrezat e dëshmorëve ku duket monumenti 'Nënë Shqipëri' dhe flamujt Kuq e Zi që valviten. 

"Gëzuar Ditën e Çlirimit", shkruan Rama.

Ditën e sotme festohet 29 Nëntori, 78-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. Por këtë datë politika e feston të ndarë, pasi e djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

edi rama

Sondazh

Poll

Politike 28 Nëntor 2022, 15:12 k.m.

Joe Biden uron Pavarësinë e Shqipërisë

Foto nga Vlora sot SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, përmes një mesazhi dërguar Presidentit Baj...