Politike

A po shkrihet akulli mes Osmanit e Ramës? Të gjithë 'kafe' me rastin e Pavarësisë, dy kryeministrat pranë njëri-tjetrit

Në fotografi shihet që në një tavolinë janë ulur bashkë presidentja Vjosa Osmani dhe kyeministri Edi Rama, ndonëse jo pranë njëri-tjetrit, por sërish duket se për pak i kanë lënë pas mëritë.

28 Nëntor 2022, 15:03 Nga k.m.
A po shkrihet akulli mes Osmanit e Ramës? Të gjithë
Pamje nga kafja që konsumuan

VLORË- Një kafe për 28 nëntor ka bërë bashkë krerët e institucioneve në Kosovë e Shqipëri. Në një fotografi të publikuar nga Ilir Kërçeli, shef i stafit të kryekuvendarit Glauk Konjufca, shihet se pas ceremonisë dhe homazheve në Vlorë, të gjithë shkuan për një drekë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. 

Në fotografi shihet që në një tavolinë janë ulur bashkë presidentja Vjosa Osmani dhe kyeministri Edi Rama, ndonëse jo pranë njëri-tjetrit, por sërish duket se për pak i kanë lënë pas mëritë. Bashkë me ta në kafe ishin Lindita Nikolla, Glauk Konjufca, Blendi Klosi, Albin Kurti dhe Bajram Begaj. 

vjosa osmani edi rama 110 vjetori i pavaresise

Sondazh

Poll