Aktualitet

Qëlloi me armë në takimin e PD në Laç, arrestohet autori

Ai u shpall në kërkim mbrëmjen e djeshme nga blutë e Kurbinit. Arratia për Ricën ka zgjatur pak pasi ditën e sotme u vu në pranga. Ende nuk ka informacion zyrtar nga Policia e Kurbinit. 

29 Nëntor 2022, 09:07 Nga e.k
Qëlloi me armë në takimin e PD në Laç, arrestohet
Van Rica

KURBIN- Është arrestuar ditën e sotme 53-vjeçari Van Rica, i cili një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në selinë e Partisë Demokratike dega Kurbin pas një sherri që pati me nenkryetarin e degës Kastriot Marku. Konflikti ndodhi për shkak të anëtarësimeve të reja në PD që Rica kishte kërkuar të bënte me qëllim që ata të votonin ne procesin e primareve. 

Ai u shpall në kërkim mbrëmjen e djeshme nga blutë e Kurbinit. Arratia për Ricën ka zgjatur pak pasi ditën e sotme u vu në pranga. Ende nuk ka informacion zyrtar nga Policia e Kurbinit. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:30 në degën e Partisë Demokratike në Kurbin. Pas një konflikti verbal mes Katriot Markut me detyrë nënkryetar i degës dhe Van Ricës për shtimin e disa simpatizantëve që do të votonin në primare më datë 4 dhejtor ky i fundit ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar në ajër në koridoret e selisë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar disa gëzhoja si dhe armën e zjarrit. Rica u arrestua ditën e sotme nga blutë e Kurbinit pas kërkimeve intensive gjatë mbrëmjes së djeshme.

te shtena me arme ne kurbin van rica

Sondazh

Poll