Aktualitet

U qëllua pas koke teksa lëvizte me biçikletë, ekzekutohet shqiptari në Gjermani

Nuk dihet ende nëse ka qenë vetëm një autor apo disa por sipas Policisë 42-vjeçari është qëlluar nga një distancë shumë e afërt. Policia ka ngritur grupe të shumta kontrolli për zbardhjen e ngjarjes.

29 Nëntor 2022, 08:10 Nga e.k
U qëllua pas koke teksa lëvizte me biçikletë, ekzekutohet
Pamje nga vendi i ngjarjes

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë është shënuar mbremjen e djeshme në qendër të qytetit të Krefeld në veriperëndim të Dyseldorfit ku një 42-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri teksa po lëvizte me biçikletë. Sipas informacioneve të BILD ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para prës 20:00. Shqiptari ka mbetur i vdekur në vend. 

Nuk dihet ende nëse ka qenë vetëm një autor apo disa por sipas Policisë 42-vjeçari është qëlluar nga një distancë shumë e afërt. Policia ka ngritur grupe të shumta kontrolli për zbardhjen e ngjarjes. Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë. 

gjermani policia gjermani

Sondazh

Poll