Aktualitet

HARTA-LIVE/ Diell dhe temperatura të ulëta deri në -4°C, parashikimi i motit për sot

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C.

29 Nëntor 2022, 07:28 Nga e.k
HARTA-LIVE/ Diell dhe temperatura të ulëta deri në -4°C,
Foto ilustruese

TIRANË- Dita e martë do të nisë me vranësira të pakta kryesisht në ultësirën perëndimore dhe të dendura në zonat malore të vendit. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin në vendin tonë kalime vranësirash në për të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat pritet të jenë në shtrirjen Lindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll