Art&Argëtim

Mund të jenë miqtë tuaj më të ngushtë, por këto shenja të zodiakut nuk do t’jua thonë kurrë të vërtetën, ndonjëherë!

Në situata të caktuara, duan të shmangin edhe faktin që ju mund të ndiheni në siklet.

27 Nëntor 2022, 16:49 Nga F.M
Mund të jenë miqtë tuaj më të ngushtë, por
Foto Ilustruese

TIRANË- Shumë njerëz, pavarësisht se janë shumë të sinqertë nuk e thonë në shumë rastë atë që mendojnë për ju, për të shmangur konflikte. Në situata të caktuara, duan të shmangin edhe faktin që ju mund të ndiheni në siklet. Njihuni me shenjat e horoskopit të këtyre personave:

Demi

Personat e shenjës së Demit nuk e thonë kurrë atë që mendojnë vetëm në rastet kur duan t’ju bëjnë ndonjë kompliment. Në të kundërtën do të heshtin dhe nuk do të thonë se çfarë u pëlqen apo çfarë mendojnë. Këta persona mund të ta thonë pas shumë vitesh se çfarë i ka penguar. Shikimi i tyre ndonjëherë flet më shumë se fjalët, siç flasin edhe veprat. Do t’ju tregojë me siguri që diçka nuk është në rregull, por ju kurrë nuk do e kuptoni.

Binjakët

Binjakët flasin shumë, mirëpo ata gjithmonë dinë se çfarë të thonë. Kurrë nuk do t’ju thonë të gjitha ato që mendojnë, por atë që do të duhej të dëgjonit. Ata nuk duan që askush të lëndohet dhe shmangin temat e pakëndshme. Binjakëve kur diçka nuk u intereson, shmangen dhe shikojnë punët e veta. Nuk dëshirojnë të mbajnë inat.

Gaforrja

Gaforret as në ëndërr nuk të thonë asgjë. Ata do të bëjnë sikur nuk kanë dëgjuar se i keni pyetur për diçka të rëndësishme, se nuk kanë kohë apo tani nuk mund të mendojnë për atë gjë. Humori i tyre ndryshon shpejt dhe nuk mund të vendosin se kujt t’ia thonë atë që duhet dhe kujt jo. Ata u përmbahen disa përgjigjeve të përgjithshme në mënyrë që të gjithë të jenë të kënaqur.

Peshqit

Peshqit do të heshtin gjithmonë në çdo gjë që munden. Nëse ju nevojitet dikush i cili nuk do t’ju gjykojë dhe nuk do t’ju thotë se çfarë i pengon, kjo shenjë është bashkëbiseduesi dhe miku më i mirë.

horoskopi

Sondazh

Poll