Aktualitet

Digjet banesa në Kurbin, kryefamiljari: Zjarrëfikësja erdhi por s'kishte ujë

Kryefamiljari Tan Rrika është shprehur se zjarrfikësja erdhi në vendin e ngjarjes pasi u lajmërua, por ujë nuk kishte.

27 Nëntor 2022, 13:44 Nga A.B

Digjet banesa në Kurbin, kryefamiljari: Zjarrëfikësja erdhi por

KURBIN- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Zheje të Kurbinit. Fatmirësisht nga flakët e zjarrit nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Kryefamiljari Tan Rrika është shprehur se zjarrfikësja erdhi në vendin e ngjarjes pasi u lajmërua, por ujë nuk kishte.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhejë, ndërsa flakët rrezikojnë edhe tre banesa që ndodhen pranë magazinës ushqimore. Deri në mbërritjen e zjarrfikëses tjetër, janë përdorur mjete rrethanore për shuarjen e flakëve që kanë shkrumbuar magazinën.

digjet banesa ne kurbin tan rrika

Sondazh

Poll