Aktualitet

Aksidenti tragjik në aksin Durrës-Tiranë, identifikohet viktima e dytë

Gjatë aksidentit ajo nuk kishte mjet identifikimi me vete, gjë që solli edhe vështirësi për identifikimin e saj.

27 Nëntor 2022, 13:13 Nga A.B
Aksidenti tragjik në aksin Durrës-Tiranë, identifikohet viktima e
Rruga

TIRANË- Roxhesa Klironomi, 24 vjeç, është viktima e dytë e aksidentit tragjik në Durrës, e cila deri më tani nuk ishte identifikuar. Gjatë aksidentit ajo nuk kishte mjet identifikimi me vete, gjë që solli edhe vështirësi për identifikimin e saj.

Shoferi 26-vjeçar, Arbër Tivari, banues në lagjen nr. 11 në  Durrës është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Viktimë e aksidentit mbeti edhe 26-vjeçarja Silva Gjergji, banuese në Mirditë.Të rinjtë po udhëtonin me automjetin tip “Ford” me targë  AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

Dyshohet se drejtuesi i makinës Arbër Tivari, 26 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen rreth orës 1:15 pas mesnate në kilometrin e 7-të të autostradës Durrës Tiranë.

aksident ne aksin tirane-durres roxhesa klironomi arber tivari silva gjergji

Sondazh

Poll