Aktualitet

Përdhunuan 15 vjeçaren në vendin ku mbanin kokainën, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të rinjtë

Indrit Puka, 20 vjeç, i dënuar më parë për drejtim të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, Armando Gega, 19 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Klevisian Toni, 20 vjeç u njohen më masen e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

27 Nëntor 2022, 13:42 Nga A.B
Përdhunuan 15 vjeçaren në vendin ku mbanin kokainën,
Gjykata

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg tre të rinjtë që u kapën duke shpërndarë kokainë, dy prej të cilëve akuzohen edhe për përdhunimin e një 15 vjeçareje. Indrit Puka, 20 vjeç, i dënuar më parë për drejtim të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike, Armando Gega, 19 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Klevisian Toni, 20 vjeç u njohen më masen e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Gjyqari Ilir Përdeda, e vlersoi të ligjshem arrestimin e tyre dhe vendosi masen e sigurisë "Arrest në Burg" për tre të rinjtë. Indrit Pula, Armando Gega dhe Klevision Toni u arrestuan të premten nga policia e Lezhës. Bazuar në inteligjencën informative policia zbuloi se ata shpërndanin lëndë narkotike, të cilën e mbanin në banesën e një 16-vjeçari. Shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në këtë banesë dhe si rezultat, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pako të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme. 

Gjatë operacionit rezultoi se Puka dhe Gega, në banesën e 16-vjeçarit, kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur 15 vjeçe, e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 shtetas.

lezhe indrit puka armando gega kelvisian toni

Sondazh

Poll