Aktualitet

Aksident në Lushnje, mjeti përplaset me trafik-ndarësen, drejtuesi e pasagjeri e braktisin me dyert hapur dhe largohen

Pas hetimeve, mjeti rezulton se është marrë me qira në qytetin e Durrësit, por ende nuk dihet identiteti i shoferit.

26 Nëntor 2022, 21:52 Nga F.M
Aksident në Lushnje, mjeti përplaset me trafik-ndarësen,
Aksidenti në Lushnje

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të “Rotondos së Moravës”, në aksin Berat-Lushnje. Më konkretisht, mësohet se mjeti tip “Mercedes Benz” është përplasur me trafik-ndarësen e rrugës dhe është dëmtuar në pjesën e përparme. Por, nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas hetimeve, mjeti rezulton se është marrë me qira në qytetin e Durrësit, por ende nuk dihet identiteti i shoferit. Dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar për Neës24, se pas përplasjes, nga mjeti kanë dalë shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë larguar me vrap nga vendngjarja.

Nuk dihen ende arsyet e largimit të dy personave nga mjeti, ndërkohë që në spitale konfirmohet se nuk ka shkuar asnjë person i lënduar për të marrë mjekim.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll