Aktualitet

Debatet në Kuvend për Portin e Durrësit/ Mohamed Alabbar: Qesharake, me një kërkim në internet mëson gjithçka për mua

Ai nënvizoi se me anë të teknologjisë, çdokush mund të kërkojë informacion për të dhe aktivitetet e tij.

26 Nëntor 2022, 20:49 Nga DOSJA
Debatet në Kuvend për Portin e Durrësit/ Mohamed Alabbar:
Mohamed Alabbar

TIRANË- Mohamed Alabbar, kreu i Eagle Hills, kompanisë e cila do të ndërtojë Portin e ri turistik të Durrësit, i është përgjigjur kritikëve në lidhje me këtë investim, përmes një interviste për emisionin “Review” në Euronews Albania. Alabbar u shpreh se e ndoqi debatin që u zhvillua në parlament për projektin dhe theksoi se aty u thanë gjëra qesharake dhe të pavërteta. Ai nënvizoi se me anë të teknologjisë, çdokush mund të kërkojë informacion për të dhe aktivitetet e tij.

“Nuk është e nevojshme të flas për gjërat që nuk më pëlqyen, megjithatë ka disa gjëra qesharake, disa pretendime të pavërteta, disa deklarata të pavërteta. Megjithatë, unë si tip nuk iu përgjigjem këtyre gjërave që janë të gabuara. Besoj se sot, me teknologjinë mund të mësosh se kush është Mohamed Alabbar, asgjë nuk është e fshehtë. Kërkoni në internet. Duhet të them se ishte një diskutim i gjatë, i detajuar, ndonjëherë edhe mjaft i lodhshëm, por besoj se duhet të respektuar ligji i vendit dhe duhet të respektojmë gjithashtu transparencëm. Më vjen mirë për pozicionin ku jemi sot. Do të thoja që për qëllimet e qeverisjes dhe të transparencës, mendoj se ishte debati më i mirë në botë, por për mua si biznesmen ishte i gjatë, i detajuar dhe i lodhshëm, megjithatë i përgëzoj të gjithëve.Mendoj se që të gjithë kanë të drejtë të bëjnë pyetje, të marrin informacion, e gjitha që kërkoj është që njerëzit të tregohen të sinqertë për faktet, se kush jemi, se cilat janë parimet tona të biznesit. Megjithatë, e drejta do të mbetet e drejtë dhe e gabuara e gabuar. Ajo që më bëri më tepër përshtypje, ishte se njerëzit ishin të frikësuar, për efektin e zhvillimit të ekonomisë lokale dhe kjo është mëse e vërtetë. Mendoj se ata tregohen të kujdesshëm që investitorët të tregohen seriozë dhe shqetësohen për efektin e investimit,”- theksoi ai.

Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.

Marrë nga EURONEWS

mohamed alabbar

Sondazh

Poll