Aktualitet

VIDEO-FOTO/ Çelen në Vlorë festat për 28-29 nëntorin, Bedinaj: Kemi risi dhe oferta, ky qytet e meriton

Vasil Bedinaj kreu i operatorve turistik të vlorës, e ka vendosur theksin tek rëndësia që kanë këto festa për Vlorën. Sipas tij kjo është edhe arsyeja përse bizneset në vlorë këto festa janë bërë bashkë, duke sjell risi dhe oferta, për të dhënë kontributin e tyre që qyteti të ketë disa ditë feste sic e meriton

26 Nëntor 2022, 19:53 Nga F.M
VIDEO-FOTO/ Çelen në Vlorë festat për 28-29 nëntorin,
Vasil Bedinaj

VLORË- Çelen në Vlorë festat dhe aktivitete me rastin e 28 dhe 29 nëntorit. Në sheshin e Skelës, pranë universitetit Ismail Qemali është organizuar panairi kulinar dhe artizan me pjesëmarrjen e biznesvee të qytetit. Aktivitet i organizuar nga Unioni turistik i Vlorës.Prezent në ceremoni krahas përfaqësues të bizneseve dhe personalitete të jetës politike të Vlorës por jo vetëm. Në fjalën e saj zv.ministrja e turizmit Vilma Bello, e ka vendosur theksin tek rëndësia që duhet ti jepet qytetit për këto festa. Sipas saj zhvillimi i të tilla aktiviteteve që do të vijojnë do ta kthej vlorën në kryeqytetin e festimeve, duke i dhënë një atmosferë krejt tjetër qytetit.

Vasil Bedinaj kreu i operatorve turistik të vlorës, e ka vendosur theksin tek rëndësia që kanë këto festa për Vlorën. Sipas tij kjo është edhe arsyeja përse bizneset në vlorë këto festa janë bërë bashkë, duke sjell risi dhe oferta, për të dhënë kontributin e tyre që qyteti të ketë disa ditë feste sic e meriton.


Florika Rodakaj shpreh kënaqësinë që pjesë e aktiviteteve janë mosha të ndryshme.Sipas saj ky është qëllimi i festave dhe aktiviteteve në kuadër të tyre, që të përfshijnë cdo moshë, duke krijuar atmosferë gjithpërfshirse.


Panairi i artizanëve dhe produkteve zonale do të qëndrojë hapur nga 30 biznese në fushën e prodhimi marrin pjesë. Panairi do të qëndrojë i hapur 26-29 Nëntor. Event i parë i çelur në kuadër të festimeve të 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë nga Unioni Turistik Vlorë. Slogani i festimeve është #110viteNam

vasil bedinaj 110 vjetori i pavaresise

Sondazh

Poll