Aktualitet

Alabbar jep detaje: Javën e ardhshme publikojmë projektin për apartamentet në Durrës, brenda dy vitesh janë gati

Alabbar deklaroi se punimet mund të fillojnë pas disa muajsh.

26 Nëntor 2022, 21:03 Nga F.M
Alabbar jep detaje: Javën e ardhshme publikojmë projektin për
Mohamed Alabbar

TIRANË- Kreu i kompanisë “Eagle Hills”, Mohamed Alabbar thotë se javën e ardhshme do të paraqesë të dhënat për apratamentet që do të ndërtojë në Durrës, si pjesë e portit të ri turistik. Në një intervistë për emisionin “Revieë" në Euronews Albania, Alabbar deklaroi se punimet mund të fillojnë pas disa muajsh. Ai tha se brenda dy vitesh, të gjithë ata që do të kenë blerë një apartament në atë zonë, do të mund të hyjnë brenda, pasi do të ketë përfunduar i gjithë ndërtimi.

“Besoj se javës tjetër ne do të paraqesim të gjitha të dhënat për ndërtesat, ose një javë më pas. Unë investoj tek përgatitjet dhe projektimet dhe shpresoj që ato të miratohen. Me këto projekte do të hyjmë në tender. Mendoj se pas disa muajsh do të fillojnë ndërtimet. Sa i përket fazave të ndryshme, në të ardhmen e afërt ne do t’ju tregojmë fazat e projektit. Besoj se brenda dy vitesh, njerëzit mund të fillojnë të hyjnë në apartamente, besoj se brenda dy vitesh do të mundësohet kjo,"- theksoi ai.

Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Group”, e ndërtuesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED. Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mije metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionere vellezërit Kariç. Sipas opozitës ky është një projekt i Rames dhe Vuçic për të marrë Portin e Durrësit. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejnerë deri në 2050. Kuvendi i ka dhënë 'OK'-n këtij projekti. 

mohamend alabbar

Sondazh

Poll