Aktualitet

Paloma në intervistë ditën e përvjetorit të motrës: E humba 10 vite më parë, më këputi krahët, amaneti që më la

Ajo tha se jeta e saj do të ishte krejt ndryshe po ta kishte të morën gjallë, por që pas ikjes së saj, i janë këputur krahët. Paloma thotë se amaneti i Brunës është djali i saj Rei, tek i cili gazetarja thotë se ajo dhe familja e saj gjen forcën.

26 Nëntor 2022, 19:31 Nga F.M
Paloma në intervistë ditën e përvjetorit të
Rudina Demneri

TIRANË- Rudina Demneri, e njohur gjerësisht si Paloma është përlotur këtë pasdite teksa ka dhënë intervistë në përvjetorin e vdekjes së motrës së saj. E ftuar në “S’e Luan Topi”, me moderatoren Erjona Rusi, Paloma tregon se pikërisht ditën që po jep këtë intervistë, bëhet 10 vite pa Brunën.

Ajo tha se jeta e saj do të ishte krejt ndryshe po ta kishte të morën gjallë, por që pas ikjes së saj, i janë këputur krahët. Paloma thotë se amaneti i Brunës është djali i saj Rei, tek i cili gazetarja thotë se ajo dhe familja e saj gjen forcën.

“Sot që po flasim këtu, Bruna bën 10 vite që ka ndërruar jetë. Më kishte pikë të dobët, do ishte jo krenare… po do të ishte shtysa më e fortë. Sot unë do të isha on Top, do të isha superstar, por që kur iku ajo mua m’u këputën krahët. Dikur ishte shoqja ime në lojë, pastaj këshilluesja ime në adoleshencë dhe tani është engjëlli im mbrojtës. Sa të mbaroj intervistën, do të shkoj t’i bëj buqetën më të madhe të luleve. Dua që mami të vazhdojë të jetojë edhe për ne, të jetojë për Rein… sepse nuk jetoj dot pa forcën e mamit. Mundohem ta mbaj sa më afër, ta gëzoj sa më shumë edhe pse është e dërrmuar sepse për Rein e ka përgjegjësinë vetëm ajo. Motra e la 8 vjeç, tani Rei është 18, në një moshë shumë delikate. Duhet të jetosh për Rein dhe për ne,”- i drejtohet Paloma të ëmës.

rudina demneri paloma

Sondazh

Poll