Aktualitet

Aksident në Memaliaj, makina përplas këmbësoren 37-vjeçare, e reja dërgohet në spital

37-vjeçarja është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

26 Nëntor 2022, 18:22 Nga F.M
Aksident në Memaliaj, makina përplas këmbësoren
Aksident

MEMALIAJ- Një 37-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në Memaliaj. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”. A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar këmbësoren. 37-vjeçarja është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 17:15, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen E. K., 37 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne memaliaj

Sondazh

Poll