Arrestimi i dy policëve në Tiranë, DETAJET: U merrenin të rinjve që pinin hashash 20 deri në 50 mijë lekë
Policët, Cani e Muzikanti ndalonin të rinj që pinin hashash te Liqeni, iu vinin pranga dhe pasi i merrnin para i lironin. Ata u merrnin të rinjve që pinin hashash 20 deri në 50 mijë lekë për t’i lënë më pas të lirë.
TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga arrestimi i dy policëve në kryeqytet. Në pranga janë vënë Serxhio Cani, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit numër 1 në Tiranë dhe Sajmir Muzikani, 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake. Këta dy persona, dyshohet se kanë grabitur 3 herë në kryeqytet, kryesisht në zonën e Liqenit Artificial.
Policët, Cani e Muzikanti ndalonin të rinj që pinin hashash te Liqeni, iu vinin pranga dhe pasi i merrnin para i lironin. Ata u merrnin të rinjve që pinin hashash 20 deri në 50 mijë lekë për t’i lënë më pas të lirë.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit: S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë. Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat. Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm", njoftoi policia.
Sondazh
Transportonte emigrantë të paligjshëm me kamionin e vjedhur dhe të modifikuar, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Greqi
Kamioni i sekuestruar GREQI- Dy të rinjtë janë arrestuar në Selanik pasi kanë transportuar në dy raste të ndara emigrant...
Rrugët në New York vishen KUQ e ZI, shqiptarët në SHBA nisin përgatitjet për 28 nëntorin
Rruget SHBA- Përgatitjet për festat e 28-29 nëntorit kanë nisur pak ditë para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, n...
Masakruan me thikë adoleshentin maroken, shpallen në kërkim të miturit shqiptar në Itali
Pamje nga vendngjarja ITALI- Policia hekurudhore dhe ekipi i komisariatit të Bolonjës kanë nisur hetimet për të rindërtuar ko...
VIDEO- Shqiptari përplasi greken me makinë, dalin pamjet kur largohet me shpejtësi
Shqiptari dhe vajza e perplasur GREQI- Momenti i largimit i shqiptarit i cili përplasi me makinë 21 vjeçaren greke është bë...
Një reklamë për Shqipërinë
Katia Stathaki Një reklamë për Shqipërinë Përgjatë më shumë se një viti, që po drejton Vodafone Al...
Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, dalin PAMJET, ja si u dëmtua biznesi
Butiku DURRËS- Këto janë pamjet nga dyqani i rrobave në qytetin bregdetar, në pronësi të Jonida Karabojës, i cili u...
Pasojat e tërmetit të vitit 2019! Pas 3 vitesh, qytetarët kanë probleme me strehim
Qytetarja Pas tmerrit që përjetoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri dhe jetesës në kontejner për tre ...
Grabitën banesa & biznese në Lezhë e Laç, arrestohen 3 persona me precedentë kriminal (EMRAT)
Foto ilustruese LEZHË- Tre persona janë vënë në pranga në Lezhë, pasi dyshohen si autorë të disa grabitjeve. G...
SULM/ Të dhënat e 500 milionë përdoruesve të WhatsApp ofrohen për shitje, në mesin e tyre dhe nga Shqipëria
WhatsApp TIRANË-Dyshohet se dikush po shet të dhënat e afro 500 milionë përdoruesve të WhatsApp. Një mostër e ...
'GasWorld': Shqipëria s'ka objekte hidro me pompa, mungojnë format efektive të ruajtjes së energjisë
Tirana TIRANË- Varësia e Shqipërisë nga energjia hidrike siguron energji të ulët të karbonit, por është gjitha...
