Aktualitet

Transportonte emigrantë të paligjshëm me kamionin e vjedhur dhe të modifikuar, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Greqi

Në kuadër të patrullimeve në rrugën Egnatia, punonjësit e policisë së Departamentit të Menaxhimit të Emigracionit pranë Drejtorisë së të Huajve të Selanikut, në lartësinë përkatësisht të kryqëzimit të Asprovaltës dhe Kerdyllisë, kanë identifikuar në dy raste të ndryshme, të njëjtin numër të kamionëve që transportonin në mënyrë të paligjshme, në depo të posaçme, emigrantë të cilëve u mungonin dokumentet për qëndrimin e tyre të ligjshëm në territorin grek.

26 Nëntor 2022, 10:40 Nga d.a.
Transportonte emigrantë të paligjshëm me kamionin e vjedhur dhe
Kamioni i sekuestruar

GREQI- Dy të rinjtë janë arrestuar në Selanik pasi kanë transportuar në dy raste të ndara emigrantë të paligjshme të fshehur në vende të posaçme brenda kamionëve.

Sipas mediave greke, në kuadër të patrullimeve në rrugën Egnatia, punonjësit e policisë së Departamentit të Menaxhimit të Emigracionit pranë Drejtorisë së të Huajve të Selanikut, në lartësinë përkatësisht të kryqëzimit të Asprovaltës dhe Kerdyllisë, kanë identifikuar në dy raste të ndryshme, të njëjtin numër të kamionëve që transportonin në mënyrë të paligjshme, në depo të posaçme, emigrantë të cilëve u mungonin dokumentet për qëndrimin e tyre të ligjshëm në territorin grek.

Janë arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, një 23-vjeçar nga Rumania dhe një 19-vjeçar nga Shqipëria, ndaj të cilëve janë bërë dosjet nga punonjësit e policisë së Drejtorive të Menaxhimit të Migracionit, përkatësisht në Thermi dhe Agios Athanasios.

Vihet re se në rastin e shqiptarit, u konstatua se mjeti që drejtohej nga 19-vjeçari ishte me targa false dhe nga hetimet rezultoi se ishte denoncuar i vjedhur në shtator të këtij viti në një komisariat në Prefekturën e Atikës.

Gjithashtu, u kryen kontrolle të synuara për identifikimin e personave që banonin ilegalisht në territorin grek dhe u arrestuan shtatë persona të tjerë nga Siria, pasi nuk kishin dokumentet ligjore të kërkuara për qëndrimin e tyre në vend.

policia greke arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Nëntor 2022, 10:12 Dosja.al

Një reklamë për Shqipërinë

Katia Stathaki Një reklamë për Shqipërinë Përgjatë më shumë se një viti, që po drejton Vodafone Al...