Bota

Fushata e veçantë, 2,500 vullnetarë pozojnë nudo në plazhin australian për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kancerit

Instalimi është projekti më i fundit i fotografit amerikan Spencer Tunick, që synon të inkurajojë australianët që të bëjnë kontrolle të rregullta të lëkurës. Legjislacioni u ndryshua për të lejuar për herë të parë lakuriqësinë publike në plazh.

26 Nëntor 2022, 12:31 Nga d.a.

Fushata e veçantë, 2,500 vullnetarë pozojnë nudo në

AUSTRALI- Rreth 2500 vullnetarë të zhveshur kanë pozuar në mëngjesin e hershëm në plazhin Bondi të Sidneit për një vepër arti të krijuar për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës. Australia është vendi më i prekur në botë nga kanceri i lëkurës, thotë Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit.

Sipas BBC, Instalimi është projekti më i fundit i fotografit amerikan Spencer Tunick, që synon të inkurajojë australianët që të bëjnë kontrolle të rregullta të lëkurës. Legjislacioni u ndryshua për të lejuar për herë të parë lakuriqësinë publike në plazh.

"Ne kemi një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për kontrollet e lëkurës dhe unë jam i nderuar të vij këtu, të bëj artin tim dhe thjesht të festoj trupin dhe mbrojtjen," tha artisti me famë botërore Tunick.

Nga ora 3:30 me orën lokale, vullnetarët u mblodhën në plazh për të marrë pjesë në instalimin, i bërë në bashkëpunim me bamirësinë Skin Check Champions gjatë javës së ndërgjegjësimit për kancerin e lëkurës.

"Kam kaluar gjysmën e jetës sime në diell dhe më janë hequr disa melanoma malinje nga shpina. Mendova se kjo ishte një kauzë e mirë dhe më pëlqen të heq rrobat e mia në plazhin Bondi”.- tha Bruce Fisher, 77 vjeç, i cili mori pjesë në ngjarje.

Tunick është i njohur për krijimin e imazheve të nudove masive në disa nga vendet më ikonike të botës.

spencer tunick bruce fisher

Sondazh

Poll