Presidentja e Kosovës caktoi 25 dhjetorin për zgjedhjet për Kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviçit
Foto ilustruese Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e caktoi 25 dhjetorin datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendet komunale t...
Berlini i ofroi Varshavës sistemin “Patriot” për ta ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore, pas rrëzimit të një rakete javën e kaluar në Poloni duke vrarë dy persona. Më vonë ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszcak i kërkoi Gjermanisë që në vend të kësaj të dërgonte sistemin e mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

GJERMANI- Gjermania tha të premten se është duke diskutuar me aletët mbi kërkesën e Polonisë që sistemi gjerman i mbrojtjes ajrore “Patriot” të dërgohet në Ukrainë, pas sinjaleve të dhëna nga shefi i NATO-s se alanca ushtarake mund të mos e kundërshtojë një veprim të tillë.
“Jemi duke biseduar me aleatët tanë për mënyrën se si mund ta trajtojmë propozimin e Polonisë”, u tha gazetarëve në Berlin një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Berlini i ofroi Varshavës sistemin “Patriot” për ta ndihmuar në mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore, pas rrëzimit të një rakete javën e kaluar në Poloni duke vrarë dy persona. Më vonë ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszcak i kërkoi Gjermanisë që në vend të kësaj të dërgonte sistemin e mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se një vendim i tillë u takon vendeve individuale, duke marrë parasysh rregullat se kush mund të jetë përdorues i sistemit.
"Vendimet specifike për sisteme specifike u përkasin vendeve”, tha ai në një konferencë shtypi në Bruksel.
“Ndonjëherë ekzistojnë marrëveshje mbi përdoruesit përfundimtarë të sistemit dhe detaje të tjera, kështu që ata duhet të konsultohen me aleatët e tjerë. Por në fund të ditës, vendimi duhet të mirret nga qeveritë e vendeve”, shtoi ai.
Komentet e zotit Stoltenberg vijnë një ditë pasi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht tha se vendosja e njësive “Patriot” të Gjermanisë jashtë territorit të NATO-s kërkon diskutime paraprake me NATO-n dhe aleatët.
Sistemi “Patriot” i mbrojtjes ajrore prodhohet nga kompania amerikane Raytheon RTX.N.
Të premten, presidenti polak tha se i takon Gjermanisë vendimi se ku do të vendoset sistemi i saj “Patriot, ndërsa shtoi se do të ishte më mirë për sigurinë e Polonisë që ato të vendosen pranë kufirit në territorin ukrainas.
“Nga pikëpamja ushtarake, do të ishte më mirë nëse ato vendosen në Ukrainë për të mbrojtur edhe territorin polak. Atëherë sistemet do të mbronin Ukrainën dhe Poloninë në mënyrë më efektive”, tha Andrzej Duda në një konferencë shtypi në Kaunas të Lituanisë, ndërsa ritheksoi se “vendimi i takon pales gjermane”.
Zoti Duda tha më vonë se Gjermania mund të dërgonte sistemin “Patriot” në Ukrainë pa dërguar trupat e NATO-s për ta operuar atë, diçka që siç thotë ai Kievi e ka kërkuar për një kohë.
"Por nëse nuk arrihet pajtimi për këtë, le të vendosen këtu në Poloni dhe të na mbrojnë ne”, shkroi zoti Duda në Twitter.
Gjatë stërvitjeve të NATO-s në verilindje të Polonisë, ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszcak u shpreh i befasuar nga vlerësimi i Berlinit se sistemi gjerman “Patriot” mund të ishte shumë i avancuar për t’u transferuar në Ukrainë.
“Këta janë ‘Patriotët’ më të vjetër, versioni polak është më i riu… Pretendimi se ‘Patriotët’ e vjetër gjermanë janë shumë të avancuar nuk është i vërtetë”, tha ai./VOA/
Foto ilustruese Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e caktoi 25 dhjetorin datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendet komunale t...
Trump SHBA- Kur Donald Trump kandidoi për president herën e parë, biznesmeni dhe figura e njohur televizive u pa si përçarë...
Angela Merkel Vetëm Gas-Gerd ka kaq pak vetë-reflektim kur bëhet fjalë për Ukrainën! Ish-kancelarja Angela Merkel vazhdon t&e...
Kim Yo Jong KOREJA E VERIUT- Kim Yo Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kritikoi iniciativën e Koresë së ...
Kurti dhe Solana SPANJË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ndodhet në Spanjë si pjesë e Kongresit të Internacionalet...
Abazovic Nga Samir Kajosheviç për BIRN Ministria e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi kritikoi nismën rajonale t&eu...
BE BRUKSEL- Ministrat e Brendshëm të BE-së u mblodhën në një takim urgjent të premten në përpjekje të leh...
Anetaret e Listes serbe KOSOVË- Pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët janë larguar nga institucionet e drejtësisë...
Foto ilustruese BRITANI- Kryeministri britanik Rishi Sunak po konsideron frenimin e studentëve të huaj që marrin diploma me 'cilës...
KOSOVË- Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për zhdukjen e një 25-vjeçareje nga Prizreni, e cila q&eum...