Bota

Kurti takon Solanën në Madrid, i shpreh mirënjohje për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Lajmin e ka publikuar zyra për shtyp e kryeministrit e cila njoftoi se Kurti ka patur një bisedë të ngrohtë  me Solanën në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë.

25 Nëntor 2022, 19:45 Nga d.a.
Kurti takon Solanën në Madrid, i shpreh mirënjohje për
Kurti dhe Solana


SPANJË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ndodhet në Spanjë si pjesë e Kongresit të Internacionalet Socialiste, ka takuar ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solanën.

Lajmin e ka publikuar zyra për shtyp e kryeministrit e cila njoftoi se Kurti ka patur një bisedë të ngrohtë  me Solanën në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë.

“Pas privilegjit të një vizite me z. Javier Solana në muzeun kombëtar Museo Nacional del Prado, ku ai është Drejtor i Patronazhit të këtij muzeu me famë ndërkombëtare, Kryeministri Kurti pati një bisedë të ngrohtë dhe të hapur mbi gjendjen e Kosovës, të rajonit, por edhe të Evropës, përballë luftës ruse në Ukrainë”, thuhet në kumtesën e ZKM-së.

Kurti i ka shprehur ish-sekretarit të NATO-s mirënjohjen pë dy momente, çlirimin e Kosovës në vitin 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.

“Përvoja e z.Solana, si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së  është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës”, shkruan ZKM-ja.

Solana ka qenë Sekretar i NATO-s nga viti 1995 deri në fund të vitit 1999. Ai pasur role udhëheqëse brenda Bashkimit Evropian, deri në vitin 2009.

albin kurti javier solana kongresi i internacionales socialiste

Sondazh

Poll