Bota

Krim në familje, 70-vjeçari masakron gruan me sopatë në Prishtinë

Mësohet se burri ka vrarë gruan me sopatë dhe më pas është dorëzuar në Polici.

25 Nëntor 2022, 10:19 Nga I.A
Krim në familje, 70-vjeçari masakron gruan me sopatë në
Policia e Kosoves

KOSOVË- Një krim në familje ka ndodhur orët e p0aera të mëngjesit në Prishtinë. Mësohet se burri ka vrarë gruan me sopatë dhe më pas është dorëzuar në Polici.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës bëri të ditur se sot rreth orës 04:40 kanë pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar I. G, mashkull 70 vjeç”, tha Ahmeti.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

krim ne familje burri vret gruan ne prishtine

Sondazh

Poll