Bota

'Notaret' historia frymëzuese dhe e dhimbshme e dy motrave siriane që sot frymëzojnë botën

Kur u nisën nga bregdeti i Sirisë me një gomone të vogël por të mbushur me refugjatë, të cilët si ato kërkonin një jetë më të mirë, motrat nuk e dinin se nuk po shpëtonin vetëm jetën e tyre por edhe të 18 emigrantëve të tjerë të cilit rrezikonin të vdisnin në momentin që varka po përmytej në ujërat e thella dhe me dallgë. 

25 Nëntor 2022, 10:08 Nga e.k

 

'Notaret' historia frymëzuese dhe e dhimbshme e dy motrave
Dy motrat

SIRI- Realiteti i hidhur me të cilin përballën sot refugjatët e luftës në Siri është pasqyruar më së miri në filmin e ri që 'Netflix' solli për të gjithë shikuesit. 'Notarët' është një pasqyrim i vërtetë i vuajtjeve të refugjatëve, mundimet dhe sakrificën për t'u përballur me një realitet të ri. Filmi është bazuar në historinë realte të të Yusra Mardini, një notare dhe motrës së saj Sara, që largohen nga Siria, në kulmin e një lufte për të cilën ato nuk janë përgjegjëse.

Në film tregohet historia e vërtetë e një ëndrre të bërë realitet falë përpjekjeve që motrat bënë. Në fillim ato bindën prindërit që të largoheshin nga Siria. Më pas do të vendoseshin në Greqi e prej andej të arrinin në destinacionin final, Gjermaninë. Kur u nisën nga bregdeti i Sirisë me një gomone të vogël por të mbushur me refugjatë, të cilët si ato kërkonin një jetë më të mirë, motrat nuk e dinin se nuk po shpëtonin vetëm jetën e tyre por edhe të 18 emigrantëve të tjerë të cilit rrezikonin të vdisnin në momentin që varka po përmytej në ujërat e thella dhe me dallgë. 

'Notaret' historia frymëzuese dhe e dhimbshme e dy motrave
Sara Mardini dhe Yusra Mardini në premierën e filmit

Yusra Mardini përveçse një heroinë që nuk u dorëzua është dhe një kampione, pasi ajo mori pjesë në lojërat olimpike dhe fitoi së bashku me motrën e saj Sara. Duke folur për filmin ajo dhe impresionet e saj të para. Yusra u shpreh se në momentin që ka pa filmin e ripërjetoi edhe njëherë të gjitha momentet që kishte kaluar deri në këtë moment sot, u emocionua por këtë herë me lor gëzimi. 

“Kur bëra atë që bëra, kur lash vendin ose vendosa qëllimin të shkoja në lojërat Olimpike, nuk e mendova se do të mbaronte kështu. Ende nuk arrij ta besoj,” tregoi Ysra Mardini, notare dhe njëkohësisht ambasadore e UNHCR-së.

Historia e tyre kishte tërhequr prej vitesh kuriozitetin e shumë producentëve të njohur, të cilët kishin kërkuar të drejtëmn e autorësisë për filmin por ato kishin refuzuar. Në atë kohë kur ato kishin vetëm 1 vit që kishin shpëtuar nga lufta u shprehen se nuk ishin të gatshme dhe të forta emocionalisht që t'i trgonin botës historinë e tyre që tashmë që është dhe film padiskutim do të jetë një histori frymëzuese -për miliona njerëz në botë.

 

yusra mardini

Sondazh

Poll