Politike

PD ‘ndez’ motorat/ Basha mbledh aleatët në seli, si do të vijojë aksioni opozitar

3 Shtator 2019, 14:24 Nga DOSJA
PD ‘ndez’ motorat/ Basha mbledh aleatët në seli, si do

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët e PD-së ditën e enjte.

Pas mbledhjes që do të zhvillojë pasditen e sotme me të deleguarit e PD në qarqe, Basha do të konsultohet edhe me aleatët lidhur me aksionin opozitar.

Mësohet se Basha ka paralajmëruar rikthimin e protestave masive në shtator, por deri më tani nuk është zbuluar asnjë detaj lidhur me aksionin.

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takim me aleatet kriza politike lulzim basha basha takim me aleatet kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll