Aktualitet

Operacioni “EuroJust”/ Apeli vendos 40 ditë burg për dy persona, pritet ekstradimi drejt Spanjës

Eurojust, SPAK dhe policia shqiptare pas hetimit të përbashkët mes 10 vendeve, dolën në të njëjtin përfundim, duke konkluduar se puna e Call Centerave ka marrë përmasat e krimit të organizuar.

24 Nëntor 2022, 17:20 Nga A.B
Operacioni “EuroJust”/ Apeli vendos 40 ditë burg për dy
Apeli

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur 40 ditë burg për Berlando Saraçaj dhe Erlind Pysqylin, të ndaluar disa ditë më parë në operacionin “EuroJust” në lidhje me Call Centerat. Berlando Saraçaj nga Vlora dhe Erlind Pysqyli nga Elbasani, do të mbahen në burg derisa të jenë gati dokumentat e ekstradimit të tyre drejt Spanjës.

Eurojust, SPAK dhe policia shqiptare pas hetimit të përbashkët mes 10 vendeve, dolën në të njëjtin përfundim, duke konkluduar se puna e Call Centerave ka marrë përmasat e krimit të organizuar.

Kontrollohet në 15 call center-a, zbuluan se 6 gjendeshin në Shqipëri, 5 në Gjerogji, 3 në Ukrainë dhe 1 në Maqedoninë e Veriut. Prej këtyre pikave që zhvendoseshin vazhdimisht janë mashtruar qindra qytetarë europianë dhe nga përllogaritja dëmi i shkaktuar nga mashtrimi kompjuterik është gati 50 milionë euro në çdo tre muaj.

berlando saraçaj erlind pysqyli

Sondazh

Poll