Aktualitet

ME VIDEO- Dalin pamjet e tunelit që u hap për të grabitur bankën tek "Zogu I", ende s'ka përputhje të ADN së gjetur nga 'minatorët'

Deri më tani, materialet e gjetura, nuk janë përputhur me asnjë person të skeduar deri më tani në databazën e Policisë së Shtetit.

24 Nëntor 2022, 17:05 Nga k.m.
ME VIDEO- Dalin pamjet e tunelit që u hap për të grabitur
Pamje nga tuneli

TIRANË- Dalin pamje të reja dhe të papublikuara të tunelit prej rreth 10 metrash të hapur nga autorët e grabitjes së dështuar të bankës së nivelit të dytë në kryeqytet, në shkurt të këtij viti. Krahas pamjeve të siguruara, Tv Klan ka mësuar se provat e shumta dhe gjurmët e administruara, nuk kanë ndihmuar Policinë në zbardhjen e ngjarjes. Madje deri më tani, materialet e gjetura, nuk janë përputhur me asnjë person të skeduar deri më tani në databazën e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, nga analizimi i qindra orë filmime të kamerave të sigurisë nga ana e hetuesve, është dalë në përfundimit se nuk është fiksuar asnjë person të dalë nga kanalet e nëndheshme të Bulevardit Zogu i Parë. Ndaj dhe po konsiderohet mundësia që autorët e grabitjes së papërfunduar janë futur për të punuar në tunel nga të tjera rrugë që mund të mos jenë zbuluar ende nga Policia.

Tentativa për të grabitur miliona në një banke në Tiranë, u zbulua nga asistentja e drejtoreshës së filialit. Asistentja me inicialet E.P, iu shpjegoi hetuesve se ishte ajo bashkë me një koleg ishin përgjegjësit për hapjen dhe mbylljen e filialit. Më datë 18 shkurt 2022, ditë e premte, punonjësja ka shpjeguar se bankën e kanë mbyllur në orën 18:20 dhe nuk kanë konstuar asnjë problem. Tri ditë më vonë, të hënën e 21 shkurtit, ajo është paraqitur në punë në orën 08.20 të mëngjesit, ka hapur filialin dhe pas mbërritjes së punonjësve të tjerë, bashkë me një kolege kanë hapur edhe ambjentet e thesarit. Por kësaj here konstatoi probleme, duke gjetur pllakën e thyer dhe vrimat.

Në moment, gruaja shpjegon se njoftoi përgjegjësin e sigurisë për të gjithë objektin si dhe punonjësin e sigurisë së thesarit e më pas është njoftuar ai i sigurisë, duke zbuluar kështu edhe tunelin. 

zbulohet tuneli tek zogu i grabitja e bankes ne tirane

Sondazh

Poll