Bota

"I ndihmon të flenë"/ Tmerr në Afganistan, fëmijët drogohen për të mos ndierë urinë

Mjekët thonë se kur u jepen fëmijëve të vegjël që nuk marrin ushqimin e duhur, ilaçe të tilla mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë, së bashku me një sërë problemesh të tjera si lodhja kronike, gjumi dhe çrregullime të sjelljes. Kudo njerëzit janë të detyruar të marrin masa ekstreme për të shpëtuar familjet e tyre nga uria.

24 Nëntor 2022, 13:37 Nga a.l
"I ndihmon të flenë"/ Tmerr në Afganistan,
Afganistan

AFGANISTAN- Afganët po u japin fëmijëve të tyre të uritur ilaçe për t'i qetësuar, të tjerët kanë shitur vajzat dhe organet e tyre për të mbijetuar. Në dimrin e dytë që kur talebanët morën pushtetin dhe fondet e huaja u ngrinë, miliona janë një hap larg urisë.

"Fëmijët tanë vazhdojnë të qajnë dhe ata nuk flenë. Ne nuk kemi ushqimKështu që shkojmë në farmaci, marrim tableta dhe ua japim fëmijëve tanë që të ndihen të përgjumur" tha Abdul Wahab.

Ai jeton pak jashtë Heratit, qyteti i tretë më i madh i vendit, në një vendbanim me mijëra shtëpi të vogla balte që është rritur gjatë dekadave, të mbushura me njerëz të zhvendosur dhe të goditur nga lufta dhe fatkeqësitë natyrore, shkruan BBC. 

Abdul është mes një grupi prej gati një duzinë burrash që u mblodhën rreth nesh. Ne pyetëm, sa u jepnin drogë fëmijëve të tyre për t'i qetësuar?

Shumë prej nesh, të gjithë ne”, u përgjigjën ata.

Mjekët thonë se kur u jepen fëmijëve të vegjël që nuk marrin ushqimin e duhur, ilaçe të tilla mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë, së bashku me një sërë problemesh të tjera si lodhja kronike, gjumi dhe çrregullime të sjelljes. Kudo njerëzit janë të detyruar të marrin masa ekstreme për të shpëtuar familjet e tyre nga uria. Edhe shitja e organeve për para nuk është asgjë e re në Afganistan, e cila ka ndodhur edhe para se talibanët të merrnin pushtetin./ Dosja.al

uria ne afganistan

Sondazh

Poll