Politike

Porti i Durrësit, Rama-Opozitës: O fisi gagaçopulli, nuk e pres mirëkuptimin tuaj

Gjatë fjalës në Kuvend, Rama ka theksuar se ata çdo punë që bënë qeveria e pagëzojnë si aferë të madhe.  

24 Nëntor 2022, 12:41 Nga I.A
Porti i Durrësit, Rama-Opozitës: O fisi gagaçopulli, nuk e pres
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur opozitën si fisi gagaçopulli, pasi kanë kundërshtuar ndërtimin e Portit të Durrësit. Gjatë fjalës në Kuvend, Rama ka theksuar se ata çdo punë që bënë qeveria e pagëzojnë si aferë të madhe. Po ashtu Rama ka theksuar se do apo nuk do opozita, Porti i Durrësit do të bëhet, ndërkohë që theksoi se porti aktual i Durrësit nuk mund të rrijë në zemër të Durrësit, pasi i prish imazhin.

"Ashtu si kundër dhe zona e afërt ujore ku do të ndërtohet dhe plazhi i ri ka një ndotje të madhe. Të dyja këto pjesë do të kthehen në vende shembullore, si gjithmonë ku atje ne vëmë dorë. E keni vënë re, çdo punë që nisim e pagëzojnë i aferë të madhe. Fisi gagaçopulli. Është fis i pakurueshëm në gjak. Nuk pres mirëkuptimin e fisit gagaçopulli. Ndaj do të ikë që aty për t’ju përshtatur kohëve të sotme, ambicieve të Shqipërisë në shekullin e XXI.. S'mund të rri në zemrën e një qyteti turistik, porti më i madh i vendit. Nuk mund të rri aty, ku nuk ka asnjë mundësi zgjerimi, ku prish imazhin e Durrësit. Kjo s'është ndonjë gjë që e themi sot. Unë e kam thënë këtë prej vitesh. Të gjithë shqiptarët pa atdhe, që tani po sillen si gomaricat këtë punë kanë. Në Durrës do të bëhen të dy portet. Kjo është fatkeqësia juaj, se nuk e dini. Këto nuk po i them unë. këto janë gomarocat e Faik Konicës," tha Rama.

edi rama seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll