Aktualitet

Pas protestës hapet tregu në Korçë, Bashkia: Fermerët të shesin vetëm natën, do pajisen me licencë

3 Shtator 2019, 05:58 Nga DOSJA
Pas protestës hapet tregu në Korçë, Bashkia: Fermerët

Korçë- Një ditë pas protestës së fermerëve është hapur tregu i fruta-perimeve në Korçë. Bashkia e Korçës ka dhënë zgjidhjen që fermerët  të shesin gjatë natës. Sipas bashkisë ata  do të lejohen të shesin në harkun kohor nga ora 00:00 deri në 08:00. Ndërkohë bëhet e ditur se fermerët duhet të pajisen edhe me licencë nga Bashkia, që mund të ushtrojnë aktivitet tregtar në tregun e shumicës

Nga ana tjetër fermerët kanë deklaruar se duan që Bashkia t’u hapë një treg që të shesin vetëm ata. “Është turp me këtë aksion që po bëjnë”, shprehen fermerët.

Dje fermerët e Korçës u ngritën në protestë duke bllokuar unazën e qytetit pasi nuk u lejuan që të futeshin në treg.  U kundërpërgjigjën tregtarët, pasi sipas tyre fermerët shesin me kile dhe iu është ulur puna. Ata kërkuan uljen e taksave nga Bashkia. Kjo e fundit reagoi duke njoftuar se asnjë fermer nuk do të shesë pa nipt.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia korçë fermerët e korçës në protestë tregtarët në korçë bashkia korçë fermerët e korçës në protestë tregtarët në korçë

Sondazh

Poll