Bota

Pas sulmeve të sotme ruse, Zelenskyy bën thirrje për një takim urgjent të OKB-së

Zelenskyy ka udhëzuar ambasadorin e Ukrainës në OKB që të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit pas sulmeve të sotme ruse.

23 Nëntor 2022, 20:20 Nga d.a.
Pas sulmeve të sotme ruse, Zelenskyy  bën thirrje për një
Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i kërkoi ambasadorit të vendit në Kombet e Bashkuara, Sergiy Kyslytsa, të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmit vdekjeprurës rus në Ukrainë më 23 nëntor.

“Kam udhëzuar ambasadorin tonë në OKB që të kërkojë një takim urgjent të KS të OKB-së pas sulmeve të sotme ruse. Vrasja e civilëve, rrënimi i infrastrukturës civile janë akte terrori. Ukraina vazhdon të kërkojë një përgjigje të vendosur të bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtyre krimeve”, shkroi Zelensky në Twitter.

Pas sulmeve të sotme ruse, Zelenskyy  bën thirrje për një
Postimi

Zyrtarët ukrainas paralajmëruan për dëme "kolosale" në infrastrukturën energjetike të vendit, e cila po bëhet gjithnjë e më shqetësuese me afrimin e dimrit. Si rrjedhojë, Zelensky ka paralajmëruar ngritjen e 400 pikave të pathyeshme për të përballuar situatën dramatike nga energjia elektrike.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi sergiy kyslytsa

Sondazh

Poll