Bota

Po transportonte acid klorhidrik, gjenden 26 emigrantë brenda kamionit të nisur nga Rumania për në Gjermani

Kamioni me kimikate ishte nisur nga Turqia për në Gjermani ku pas një kontrolli u ndalua nga policia kufitare e provincës Arad.Rumania

23 Nëntor 2022, 19:35 Nga d.a.
Po transportonte acid klorhidrik, gjenden 26 emigrantë brenda kamionit
Rumani

RUMANI- Rojet kufitare rumune gjetën të mërkurën 26 emigrantë të paligjshëm nga Siria dhe Turqia brenda një kamioni që mbante kontejnerë me acid klorhidrik.

Sipas Protothemës, kamioni me kimikate ishte nisur nga Turqia për në Gjermani ku pas një kontrolli u ndalua nga policia kufitare e provincës Arad.

Dyshimet e autoriteteve u ngritën nga një vulë sigurie e thyer në kamion gjatë një inspektimi rutinë në një pikë kontrolli në Arad, Rumania perëndimore. Në hetimin që pasoi, emigrantët e parregullt u gjetën të fshehur brenda kamionit.

Drejtuesi i mjetit është turk, ndërsa 25 prej emigrantëve janë nga Siria dhe një nga Turqia. Autoritetet rumune po hetojnë përfshirjen e shoferit në një rrjet të kontrabandës së emigrantëve.

Rumania , e cila është gati të bashkohet së shpejti në zonën Shengen, është bërë një qendër e rëndësishme tranziti për migrantët e parregullt vitet e fundit.

emigrantet drejt be kamioni kapet me emigrante

Sondazh

Poll