Bota

Merr jetë nisma “edhe unë të publikoj” në Itali, gratë postojnë mesazhet seksiste

Kjo lëvizje ka marrë edhe mbështetjen e personazhëve publikë si këngëtaret: Emma Marone, Nina Gili dhe Ariza.

23 Nëntor 2022, 19:55 Nga F.M
Merr jetë nisma “edhe unë të publikoj” në Itali,
Laura Boldrini, deputete

ITALI- Në Itali ka startuar nisma “edhe unë të publikoj”. Bëhet fjalë për një ide të ish-presidentes së Parlamentit italian, Laura Boldrini, e cila ka marrë mbështetjen e shumë grave, pasi është kundër mizogjinisë online.

Tashmë, bazuar në këtë nismë, të gjitha gratë do të postojnë mesazhet që marrin nga burrat online, të cilët I ofendojnë apo u shkruajnë fjalë seksiste.

Kjo lëvizje ka marrë edhe mbështetjen e personazhëve publikë si këngëtaret: Emma Marone, Nina Gili dhe Ariza.

Tashmë të gjithë ata që i përdorin rrjetet sociale për të ‘mbjellë urrejtje’ do të bëhen publikë.

laura boldrini

Sondazh

Poll