Bota

Paralajmërimi i Klitschko: Kievi po përballet me "dimrin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore"

Banorët në Kiev duhej të ishin gati për "skenarin më të keq" të ndërprerjeve të gjera të energjisë në temperatura të ulëta, tha ai në një intervistë me gazetën gjermane Bild.

23 Nëntor 2022, 20:08 Nga d.a.
Paralajmërimi i Klitschko: Kievi po përballet me "dimrin më
Vitali Klitschko

UKRAINË- Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se kryeqyteti ukrainas përballet me dimrin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore pas sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike të qytetit.

Banorët në Kiev duhej të ishin gati për "skenarin më të keq" të ndërprerjeve të gjera të energjisë në temperatura të ulëta, tha ai në një intervistë me gazetën gjermane Bild.

"Duhet të përgatitemi edhe për skenarin më të keq. Kjo do të ndodhte nëse do të kishte ndërprerje të mëdha të energjisë dhe temperaturat do të ishin edhe më të ftohta. Pastaj disa pjesë të qytetit do të duhej të evakuoheshin, por ne nuk duam që të vijë deri në atë pikë."-tha ai.

Ai akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin , se po përpiqet të intimojë njerëzit dhe t'i detyrojë ata të largohen nga qyteti duke urdhëruar bombardimin e infrastrukturës civile.

"Putini dëshiron të terrorizojë njerëzit, t'i bëjë ata të ngrijnë, pa dritë. Por kjo nuk do të ndodhë. Përshtypja ime është se njerëzit do të bëhen më të zemëruar, më të vendosur. Ne nuk do të vdesim dhe nuk do të ikim siç dëshiron Putini."-përfundoi ai.

vitali klitschko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll