Art&Argëtim

“Jam posesive”, Çiljeta Xhilaga flet për xhelozitë ndaj Alban Hoxhës: I dua gjërat për veten time

3 Shtator 2019, 08:56 Nga DOSJA
“Jam posesive”, Çiljeta Xhilaga flet për xhelozitë

TIRANË – Këngëtarja, Çiljeta Xhilaga e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në Klan Tv ka pranuar se është një natyrë xheloze. Prej kohësh Çiljeta është në një lidhje me portierin Alban Hoxha. Edhe pse nuk kanë dalë asnjëherë publikisht, çifti janë fotografuar nga paparacët.

E pyetur për anën shpirtërore, këngëtarja ka pranuar se është mirë: “Marshallah, të gjitha mirë”.

Moderatorja Rudina Magjistari e ka ngacmuar këngëtaren lidhur me xhelozinë, nëse është natyrë xheloze dhe Çiljeta ka pranuar që është e tillë.

Rudina Magjistari: A është Çiljeta natyrë xheloze?

Çiljeta Xhilaga: Po.                                

Rudina Magjistari: Si e shpreh xhelozinë Çiljeta?

Çiljeta Xhilaga: Në fakt që ta ndajmë këtë gjënë mirë, më shumë jam territoriale-posesive, që i dua gjërat për veten time, sesa xheloze. Sepse jam një natyrë që e vetëpëlqej veten, ja di vlerat vetes time, nuk jam smirushe, jam shumë dashamirëse, nuk jam feministe, i përkrah shumë femrat. Për njerëzit që unë dua, që unë kam, i dua gjërat për veten time.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alban hoxha çiljeta xhilaga këngëtarja portieri xhelozia alban hoxha çiljeta xhilaga këngëtarja portieri xhelozia

Sondazh

Poll