Art&Argëtim

Ndahet nga jeta Arqipeshkvi i Bostonit dhe i Dioqezës Shqiptare, Nikon

2 Shtator 2019, 21:00 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta Arqipeshkvi i Bostonit dhe i Dioqezës Shqiptare, Nikon

SHBA- Arqipeshkvi i Bostonit dhe i Dioqezës Shqiptare,  hirësia e tij Nikon, u nda nga jeta më 1 shtator 2019.

Lindur më 1945 në Nju Jork, Arqipeshkvi Nikon u diplomua në Seminarin e Shën Vladimirit në 1966 dhe filloi punën si prift vetëm tre vite më vonë.

Ai ka shërbyer në kishën e Shën Nikollait në Sauthbrixh të Masaçusetsit si dhe në kishën e Shën Thomait në Farmington Hills të Miçiganit. Në maj 2002, Arqipeshkvi Nikon u shugurua Peshkop i Baltimorës.

Ai u emërua Peshkop i Bostonit në Asamblenë e Dioqezës Shqiptare më 10 tetor 2003 dhe Sinodi i Shenjtë e zgjodhi Peshkop të Bostonit më 22 tetor 2003. Ai u rrit në rangun e arqipeshkvit më 9 maj 2012.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture arqipeshkvi i bostonit nikon arqipeshkvi i bostonit nikon

Sondazh

Poll