Art&Argëtim

Luana kërcim ‘të shfrenuar’ me kunatin!Superfesta me fishekzjarre për ditëlindje, tërbohet me Marinën: Lage lage (VD)

3 Shtator 2019, 07:19 Nga DOSJA
Luana kërcim ‘të shfrenuar’ me kunatin!Superfesta me

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka festuar 28 vjetorin e lindjes me një festë ku ka mbledhur të gjithë miqtë e saj. Në sfond duken motrat e bukuroshes së ekranit, Marina Vjollca dhe Lira Vjollca, ndërkohë që nuk mungon as kunati i saj, Getoari.

Me një tortë gjigande, plot 6 kate dhe një organizim të detajuar, Luana Vjollca ka zgjedhur që këtë ditë ta kalojë mes njerëzve më të ngushtë buzë detit, në një nga resortet në Dhermi. Të pranishëm përveç familjarëve ishin dhe personazhe të njohur të showbiz-it, si Lori Hoxha, Filloreta Reçi (Fifi), Eraldo Rexho etj.

Një shatërvan me fishekzjarre që duken në qiell, dhe Luana e veshur si gjithnjë seksi, me një fustan plot gurë vezullues, festa dukej perfekte.

Në një kërcim ‘të shfrenuar’ me Getoar Selimin, ku në sfond dëgjoheshin fjalët e këngës “seksi seksi”, Luana Vjollca ka marrë gjithë vëmendjen. Ndërsa nga ana tjetër Marina Vjollca ka filluar ‘lojën’ e lagies me shampanjë. Dy motrat janë lagur me shampanjë, e në sfond dëgjohet zëri i Marinës: “Lage Lage”.

Kështu mbaroi, familja ime, shokët e mi dhe skuadra ime, ma keni bërë natën më speciale në botë,”– shkruan Luana Vjollca në përfundim të festës së ëndrrave.

Videot e postuara nga Marina Vjollca në ditëlindjen e motrës, Luana Vjollca:

 

 

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ditëlindja e luana vjollcës festa luana vjollca marina vjollca ditëlindja e luana vjollcës festa luana vjollca marina vjollca

Sondazh

Poll