Bota

Zv.kryeminsitri i Malit të Zi: Besojmë se kjo qeveri do të nënshkruajë aderimin në Ballkanin e Hapur

Në konferencën për media në Podgoricë, ai bëri të ditur se po punohet për çështjen e Ballkanit të Hapur, dhe se beson se edhe ajo do të përfundojë, sepse jemi njerëz të fjalës.

23 Nëntor 2022, 17:44 Nga d.a.
Zv.kryeminsitri i Malit të Zi: Besojmë se kjo qeveri do të
Vladimir Jokoviç

MAL I ZI- Kreu i Partisë Popullore Socialiste (SNP) dhe zëvendëskryeministri Vladimir Jokoviç tha sot se besojnë se kabineti aktual do të nënshkruajë aderimin në nismën rajonale të Ballkanit të Hapur.

Sipas Vijestit, në konferencën për media në Podgoricë, ai bëri të ditur se po punohet për çështjen e Ballkanit të Hapur, dhe se beson se edhe ajo do të përfundojë, sepse jemi njerëz të fjalës.

"Disa në Mal të Zi e kundërshtojnë atë. Charles Michel na tha se është një ide e mirë, se Ballkani i Hapur është një shtesë e procesit të Berlinit. I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se Ballkani i Hapur është shtylla e tretë e politikës amerikane në Ballkan.(Komisioneri evropian) Oliver Varhelji tha se Mali i Zi duhet t'i bashkohet kësaj nisme", tha Jokoviç.

Sipas tij, Ballkani i Hapur është një “çështje thjesht ekonomike” dhe duke u bërë pjesë e tij tensionet ndërkombëtare dhe ndëretnike do të ulen. Ai theksoi se prioriteti i tij është rruga drejt BE-së, por ata duan të udhëtojnë më lehtë në rajon dhe shërbimet të jenë sa më të shpejta.

Ndër të tjera, Jokoviç për mediat ka kujtuar se dje në Kuvend ka përfunduar diskutimi për Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, i cili është dashur të mbahet vitin e kaluar. Ai bëri të ditur se PKSH, në përputhje me marrëveshjen për anëtarësim në pushtetin aktual, tha se organizimi i regjistrimit do të jetë një nga prioritetet e partisë.

"Ai propozim do të miratohet me shumicë votash në parlament. Ne po avokohemi që të bëhet regjistrimi çdo 10 vjet, sepse ky është standardi edhe në Evropë," tha ai.

Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë marrë pjesë në dy takimet e fundit por ende nuk janë pjesë e saj. Kosova ndërkohë është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk e njeh nismën dhe nuk pranon të jetë pjesë e saj pvrpos ftesave të herëpashershme që ka marrë.

vladimir jokoviç open ballkan dritan abazoviç

Sondazh

Poll