Bota

Tragjike/ Rrëshqitja e dheut shkatërron shtëpinë, vdesin 2 persona në Portugali, shpëtojnë mrrekullisht 2 të miturit

Shkak i rrëshqitjes së dheut dyshohet se kanë qenë reshjet masive të shiut.

23 Nëntor 2022, 16:01 Nga a.l
Tragjike/ Rrëshqitja e dheut shkatërron shtëpinë, vdesin 2
Portugali

PORTUGALI- Dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Palmeira de Faro, në komunën Esposende, si pasojë e një rrëshqitje dheu në një shpat. Si pasojë e rrëshqitjes së dheut u shkatërrua një shtëpi e cila zuri poshtë dy të rinj, një djalë dhe një vajzë, duke shkaktuar vdekjen e tyre. Trupat ende nuk janë gjetur. 

Operatorët në terren po prisnin, rreth orës 6:00 të mëngjesit, për garancimin e kushteve të sigurisë për të përdorur makineri të rënda për të hequr mbeturinat, ku dyshohet se ndohen trupat e pajetë të viktimave. Sipas zjarrfikësve të Esposende, në shtëpi ndodheshin gjashtë persona, dy prej tyre tragjikisht pasi pjesa e poasme e shtëpisë u shemb, dhe dy të rinjtë nuk mundën të shpëtonin, shkruan the portugal news. 

Shkak i rrëshqitjes së dheut dyshohet se kanë qenë reshjet masive të shiut. Ngjarja ndodhi në orën 03:55./ Dosja.al

dy viktima ne portugali

Sondazh

Poll