Bota

Tensionet në Veri, ambasadori amerikan: Çështja e targave në Kosovë duhet të shtyhet për një vit

Çështja e targave në Republikën e Kosovës duhet të shtyhet për një vit dhe t'i kushtohet vëmendje zgjidhjes së çështjeve kyçe, tha ambasadori amerikan Christopher Hill.

23 Nëntor 2022, 16:26 Nga d.a.
Tensionet në Veri, ambasadori amerikan: Çështja e targave
Christopher Hill

SERBI- Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se duhet pezulluar vendimi i Qeverisë së Kosovës për targa së paku për një vit dhe se Kosova e Serbia duhet zgjidhur çështjet më të rëndësishme.

“Rajoni ka nevojë për qetësim. Është e nevojshme të zgjidhen problemet më afatgjate, që serbët në Kosovë ta dinë se si do të duket jeta e tyre. Kosova gjithashtu ka nevojë për të pasur perspektivën e një pozicioni ndërkombëtar”, ka thënë Hill gjatë një vizite në Institutin për Gjenetikën molekulare dhe gjenetikën inxhinierike.

Çështja e targave në Republikën e Kosovës duhet të shtyhet për një vit dhe t'i kushtohet vëmendje zgjidhjes së çështjeve kyçe, tha ambasadori amerikan Christopher Hill.

Hill, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pasi mori pjesë në dorëzimin e pajisjeve të reja bioteknologjike në Institutin për Gjenetikë Molekulare dhe Inxhinieri Gjenetike në Beograd, deklaroi se në Kosovë duhet të gjenden zgjidhje afatgjata dhe se territori duhet të ketë perspektivën e një pozicioni ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, thotë ai, serbët në Kosovë duhet të kenë një perspektivë se si do të jetë jeta e tyre dhe si do ta jetojnë atë.

“Ky rajon ka nevojë për pasione për t'u qetësuar”, tha Hill.

Ai shtoi se situata në Kosovë duhet të qetësohet që edhe aty të krijohen kushtet për ndërtimin e qendrës bioteknologjike dhe zhvillimin.

christopher hill tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll