Bota

Vijon takimi Bislimi-Petkoviç, Lajçak: Shpresojmë që të arrijmë një zgjidhje sot për të evituar tensionet

Në një postim në Twitter, Lajçak duke publikuar një foto nga tavolina e bisedimeve, tha se ky takim është vazhdimësi i atij të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç dhe se shpreson që do të gjejnë një zgjidhje sot.

23 Nëntor 2022, 16:47 Nga d.a.
Vijon takimi Bislimi-Petkoviç, Lajçak: Shpresojmë që
Bislimi

BRUKSEL- I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se po vijon takimi në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç.

Në një postim në Twitter, Lajçak duke publikuar një foto nga tavolina e bisedimeve, tha se ky takim është vazhdimësi i atij të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç dhe se shpreson që do të gjejnë një zgjidhje sot.

“Sot jam duke i pritur kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të depërshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë duke vazhduar”, ka shkruar Lajçak.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takuan ditën e hënë në Bruksel ku pas një bisede maratonë prej 8 orësh nuk arritën asnjë marrëveshje në lidhje me targat. Vuçiç pas takimit tha se ishte Kurti ai që nuk pranoi të firmoste marrëveshjen ndërkohë që ai ishte i gatshëm, ndërsa krtyeminsitri i Kosovës u shpreh i zhgënjyer pasi i ishte premtuar firmosja e një marrëveshje përfundimtare dhe jo vetëm për çështjen e targave.

besnik bislimi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll