Art&Argëtim

FOTO/ Jay Leno tregon djegiet për herë të parë pas aksidentit të rëndë

Leno ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe do t'i nënshtrohet një operacioni tjetër në ditët në vijim. Lëndimet që ka marrë i kanë mbuluar fytyrën, krahët dhe gjoksin.

23 Nëntor 2022, 15:48 Nga I.A
FOTO/ Jay Leno tregon djegiet për herë të parë pas
Jay Leno

SHBA- Janë publikuar fotot e para të Jay Leno-s që tregojnë djegiet e prezantuesit pas aksidentit të rëndë që pësoi kur makina e tij me avull të vitit 1907 shpërtheu në flakë teksa po punonte në garazhin e tij. Fotografët që kapën imazhin e aktorit të humorit, treguan me imazhet e tyre shenjat e forta nga djegiet e tij, në fytyrë dhe në duar. Siç raportohet nga Daily Mail, Leno me humor i siguroi fotografët se gjithçka është në rregull, ndërsa bëri shaka se: Unë kam nevojë për një Barbecue në vend të një pushimi.

Leno ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe do t'i nënshtrohet një operacioni tjetër në ditët në vijim. Lëndimet që ka marrë i kanë mbuluar fytyrën, krahët dhe gjoksin. Prezantuesi amerikan ka vetëm një ditë që ka dalë nga qendra e djegieve ku është trajtuar pas aksidentit. 

jay leno

Sondazh

Poll