Art&Argëtim

U zu me gruan pasi morën dy dhoma të ndryshme hoteli, aktori amerikan vret veten

Mediat e huaja raportojnë se arsyeja që e çoi Frank në këtë veprim është një sherr të dhunshëm që kishte me gruan e tij Tammy Frank

23 Nëntor 2022, 10:28 Nga I.A
U zu me gruan pasi morën dy dhoma të ndryshme hoteli, aktori amerikan
Jason David Frank

SHBA- Aktori Jason David Frank, i cili njihet si Tommy Oliver në serialin televiziv Poëer Rangers, ka vdekur në moshën 49-vjeçare. Menaxherja e tij Justine Hunt konfirmoi për Associated Press se aktori vrau veten të shtunën në Teksas. Mediat e huaja raportojnë se arsyeja që e çoi Frank në këtë veprim është një sherr të dhunshëm që kishte me gruan e tij Tammy Frank. Tammy filloi të debatonte me Jason pasi ata u regjistruan në dy dhoma të ndryshme hoteli në Teksas.

Personazhi i Frank filloi si Green Ranger në sezonin e parë të shfaqjes dhe u prezantua para shikuesve si një armik i Poëer Rangers. Por më vonë ai u bë i mirë dhe përfundimisht u shndërrua në ëhite Ranger. Mighty Morphin Power Rangers u lançua në vitin 1993 në Fox Kids dhe fillimisht u transmetua për tre vjet, heronjtë vigjilentë të aksionit u bënë shpejt të njohur me audiencën e re.

Ekskluziviteti vazhdoi gjatë viteve në vijim me një varg përsëritjesh dhe përshtatjesh të reja, ku Frank shpesh kthehej në rolin e tij në serial dhe u bë i preferuari i fansave të serialit.

jason david frank tommy oliver justine hunt

Sondazh

Poll