Art&Argëtim

Vajza e Kobe Bryant në rrezik, kërkon urdhër mbrojtjeje: Dikush më përndjek, ndihem e frikësuar

Gjërat u përshkallëzuan kohët e fundit kur Bryant tha se Kemp u përpoq ta ndiqte atë në shkollë dhe në shtëpinë e saj të familjes në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

23 Nëntor 2022, 13:38 Nga a.l
Vajza e Kobe Bryant në rrezik, kërkon urdhër mbrojtjeje: Dikush
Natalia Bryant

SHBA- Natalia Bryant, vajza 19-vjeçare e të ndjerit Kobe Bryant, po kërkon urdhër mbrojtje pasi pretendon se një burrë me të shkuar kriminale e përndjek me armë. Bryant tha se burri e ka ngacmuar atë dhe mund të jetë i armatosur, dhe se është e frikësuar dhe e shqetësuar për sigurinë e saj.

Sipas dokumenteve të gjykatës, 32-vjeçari Dëayne Kemp është përpjekur të kontaktojë Bryant për dy vitet e fundit në rrjetet sociale, që do të thotë se ai filloi kur ajo ishte e mitur. Gjërat u përshkallëzuan kohët e fundit kur Bryant tha se Kemp u përpoq ta ndiqte atë në shkollë dhe në shtëpinë e saj të familjes në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Sipas TMZ, Kemp dyshohet se u paraqit në një nga klasat e Bryant dhe po e vëzhgonte atë nga ndërtesa. I dyshuari akuzohet se është i apasionuar pas armëve dhe dokumentet e gjykatës tregojnë se ai është arrestuar dhe/ose dënuar për të paktën katër krime, një prej tyre me armë zjarri, shkruan cbs42.com.

Bryant, është vajza më e madhe e ikonës së ndjerë të NBA-së, Kobe dhe Vanessa Bryant të cilët janë gjithashtu prindër të të ndjerës Gigi, Biankas, 5-vjeçe dhe Capri, 3-vjeçe. Në muajin qershor u bë e ditur se familja e Kobe Bryant dhe ajo e viktimave të rrëzimit të helikopterit në kodrat e Calabasas në janar të vitit 2020, ku humbën jetën ylli i basketbollit të NBA-së, vajza e tij 13-vjeçe Gianna dhe 7 persona të tjerë, arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund procedurave ligjore kundër pilotit dhe kompanisë së avionit, siç raportohej nga mediat amerikane./ Dosja.al

kobe bryant

Sondazh

Poll