Art&Argëtim

Çfarë ndodhi? Jolie punësoi vrasës me pagesë që t’a vriste, ai e bindi të mos e bënte

Kur ajo mbushi 22 vjeç, hartoi një plan për t'i dhënë fund jetës së saj në një mënyrë që familja e saj mos ta kuptonte.

23 Nëntor 2022, 10:32 Nga a.l
Çfarë ndodhi? Jolie punësoi vrasës me pagesë që
Angelina Jolie

SHBA- Aktorja e njohur Hollywood-iane Angleina Jolie ka bërë së fundmi një deklaratë sshqetësuese për fansat e saj. Jolie pranoi se kishte punësuar një vrasës me pagesë që ta vriste atë, në një periudhë jo të mirë të shëndetit mendor që ajo ishte duke kaluar në moshën 22- vjeçare. 

Mesiat e huaja raportojnë se ylli i Lara Croft tentoi për herë të parë vetëvrasje në moshën 19-vjeçare. Por kur ajo mbushi 22 vjeç, hartoi një plan për t'i dhënë fund jetës së saj në një mënyrë që familja e saj mos ta kuptonte.

Çfarë ndodhi? Jolie punësoi vrasës me pagesë që
Angelina Jolie në Lara Croft

Në një intervistë me The Face , Jolie tha: “Nuk janë aq të vështira për t'u gjetur në Nju Jork. Sado çmenduri që tingëllon, mendoj se shumë njerëz e konsiderojnë vetëvrasjen kur janë të rinj. Isha shumë e vetëdijshme se kaq shumë njerëz rreth meje, si nëna ime, do të ndiheshin sikur nuk jepnin mjaftueshëm ose bënin mjaftueshëm nëse do të kisha marrë jetën time.
"Pra, zgjidhja ime për këtë ishte nëse dikush tjetër do të më kishte marrë jetën - si në një "grabitje" - atëherë do të ishte vrasje dhe nuk do të ishte që dikush të ndjente se do të më zhgënjente."

Plani i saj shkoi deri në kontaktimin e vrasësit me pagesë që i kishte ofruar një shumë para të konsiderueshme, por ky i fundit e bindi Jolie të mos i merrte jetën./ Dosja.al

angelina jolie

Sondazh

Poll